• Kontakt: (0)4 222 5697 | 069 40 999 12
  • Email: info@aftirana.org
  • Rruga e Barrikadave 122 Tirana, Albania

DELF / DALF

DELF / DALF

DELF dhe DALF jane 6 diploma te veçanta, qe i korrespondojne gjashte niveleve te Kuadrit Europian te References per Gjuhet

ECR

DELF /DALF

Perdorues

A1

DELF A1

fillestar

A2

DELF A2

B1

DELF B1

i pavarur

B2

DELF B2

C1

DALF C1

i persosur

C2

DALF C2

Diplomat DELF ekzistojne edhe ne versionin e pershtatur per adoleshente.

CECR

DELF junior

Perdorues

A1

DELF junior A1

fillestar

A2

DELF junior A2

B1

DELF junior B1

i pavarur

B2

DELF junior B2

Provimet mund te kalohen ne nje nga 900 qendrat zyrtare te certifikimeve te shperndara ne 154 vende te botes, nder te cilat edhe Franca.

Çertifikimet DELF dhe DALF respektojne:

  • normat nderkombetare te konceptimit te provave (www.alte.org)
  • harmonizimin me Kuadrin Europian te References  per Gjuhet (www.coe.int)

Çertifikimet DELF dhe DALF jane nen autoritetin e Komisionit Kombetar per DELF dhe DALF, qe ndodhet ne CIEP (Qendra Nderkombetare e Studimeve Pedagogjike, Paris).

6 diplomat qe perbejne DELF-in dhe DALF-in jane teresisht te pavarura. Keshtu, kandidati, ne varesi te nivelit te tij, mund te regjistrohet direkt ne provimin qe ka zgjedhur.

Ne secilin nivel vleresohen 4 aftesi: te kuptuarit me degjim dhe te shprehurit me goje, te kuptuarit me shkrim dhe te shprehurit me shkrim.

Paraqitje e detajuar

DELF  -  Diplome Studimesh ne Gjuhen Frenge

DELF A1
Ky nivel vlereson njohurite e para. Behet fjale per nivelin me elementar te perdorimit te gjuhes, i quajtur “nivel i zbulimit”. Ne kete etape, nxenesi eshte i afte per nderveprime te thjeshta: ai mund te shprehet rreth vetes dhe mjedisit te tij te afert. Pershkrimi i provimeve

DELF A2
DELF A2 vendoset ne te njejten perspektive dhe vlereson serisht aftesine gjuhesore te njeperdoruesi elementar, qe konsiderohet si nje aktor shoqeror. Kandidati ne kete nivel eshte i afte te realizoje detyra te thjeshta te jetes se perditshme. Ai mund te perdore formulat e miresjelljes dhe te shkembimeve shoqerore normale. Pershkrimi i provimeve 


DELF B1
Ne kete nivel, perdoruesi behet i pavarur. Tashme ai eshte i afte te ndjeke nje nderveprim: ai mund te kuptoje e te ndjeke nje diskutim, te jape mendimin dhe opinionin e tij. Ai eshte i afte qe t’ia dale mbane ne situata te paparashikuara te jetes se perditshme. Pershkrimi i provimeve

 DELF B2
Perdoruesi B2 ka fituar nje shkalle pavaresie qe i ben te mundur te argumentoje per te mbrojtur mendimin e tij,  te zhvilloje pikepamjet e tij, dhe te negocioje. Ne kete nivel, kandidati tregon lirshmeri ne bashkebisedimin shoqeror dhe behet i afte te korrigjoje vete gabimet e tij. Pershkrimi i provimeve

DALF  -  Diplome e Thelluar e Gjuhes Frenge

DALF C1
Perdoruesi i gjuhes ne nivelin C1 eshte i pavarur. Ai eshte i afte te vendose nje komunikim te natyrshem dhe spontan. Ai zoteron nje repertor leksikor te gjere dhe mund te zgjedhe nje shprehje te pershtatshme per te dhene komentet e tij. Ai ben nje  bashkebisedim te qarte, te ndertuar mire dhe pa hezitime qe tregon nje perdorim te mire te strukturave. Pershkrimi i provimeve

DALF C2
Zoterimi i gjuhes ketu shfaqet nepermjet nje shkalle saktesie, pershtatjeje dhe lehtesie ne shprehje. Kandidati C2 eshte i afte te realizoje detyra akademike ose te nivelit te perparuar.Pershkrimi i provimeve

Diplomat DELF  B2 si dhe DALF (C1 ose C2) evitojne çdo test gjuhesor per hyrjen ne universitetet franceze.