• Kontakt: (0)4 222 5697 | 069 40 999 12
  • Email: info@aftirana.org
  • Rruga e Barrikadave 122 Tirana, Albania

Historiku

Nentor 1991

Krijimi i Komitetit te Aleances Franceze te Tiranes me iniciativen e Znj. Drita HADAJ, shefe e Departamentit te Frengjishtes ne Universitetin e Tiranes. Dyzet personalitete frankofone dhe frankofile: profesore te universiteteve, parlamentare, njerez te shkences dhe letrave formojne Komitetin. Kjo iniciative kishte per qellim mbeshtetjen e mesimit te frengjishtes ne Shqiperi, ne momentin kur etja per gjuhen angleze po behej spektakolare.

Janar 1992

Fillimi i kurseve te para te organizuara nga Aleanca Franceze e Tiranes : 80 vete ndjekin kurset e frengjishtes ne ambientet e Universitetit te Tiranes.

12 Mars 1992

Aprovimi zyrtar i Statusit te Aleances Franceze te Tiranes nga Keshilli Administrativ i Aleances Franceze te Parisit. Zoti Jacques FAURE, Ambasador i Frances ne Shqiperi, President Nderi i Aleances Franceze te Tiranes

23 Mars 1992

Aprovimi zyrtar nga Ministria e Arsimit te Republikes se Shqiperise

16 Qershor 1992

Aktiviteti i pare kulturor i Aleances Franceze te Tiranes : Conferenca « Charles de Gaulle, jeta, vepra e tij »

Tetor 1992

Sesioni i pare i kurseve te Aleances Franceze te Tiranes 300 te regjistruar , 2 profesore titullare dhe 12 profesore te jashtem.

Korrik 1993

Sesioni I pare I provimeve te organizuar nga Aleanca Franceze e Tiranes. 101 te regjistruar ne Certifikaten Elementare te Frengjishtes Praktike dhe 8 ne Diplomen e Gjuhes Franceze.

Tetor 1993

Me shume se 350 te regjistruar; 2 profesore titullare dhe 16 profesore te jashtem.

16 Dhjetor 1993

Mbledhja e Komitetit te Aleances Franceze te Tiranes Zgjerimi I Komitetit te Aleances Franceze te Tiranes dhe Byrose se saj.

Gusht 1994

Z. Louis DOMINICI, Ambasador i Frances ne Shqiperi President Nderi i Aleances Franceze te Tiranes

Tetor 1994

Me shume se 450 te regjistruar ; 4 profesore titullare dhe 22 profesore te jashtem

Tetor 1994

Mareveshje me Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja te Tiranes Aleanca Franceze e Tiranes angazhohet te rinovoje dy kate te shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja per t’i perdorur mbasdite si salla mesimi.

Dhjetor 1994

Hapja e nje antene te Aleances Franceze te Tiranes ne Shkoder : 60 te regjistruar.

Janar 1995

Vizite e nje delegacioni te Ministrise se Arsimit te Republikes se Frances, drejtuar nga Keshilltari Diplomatik, Zoti J.P. Castella : - Ceremoni e ndarjes se Diplomave te Aleances Franceze - Ndihme ne materiale, libra shkollore dhe trainim.

Shkurt 1995

Informatizimi i administrimit te kurseve dhe finances

Prill 1995

Shtypja e kartave te para te anetaresise

Maj 1995

Botimi i Buletinit te Pare te Aleances Franceze te Tiranes

14 Korrik 1995

« Ballo e madhe e 14 korrikut » e organizuar nga Aleanca Franceze ne Pallatin e Kongreseve Tirane, e papare qe prej 50 vjetesh.

Shtator 1995

Inagurimi ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja te sallave te kurseve, te rinovuara nga Aleanca Franceze dhe te pajisura me ndihmen e Ministrise Franceze te Arsimit dhe Ambasada Franceze ne Tirane, ne prezence te Zonjes Berisha, bashkeshorte e Presidentit te Republikes se Shqiperise.

Tetor 1995

560 te regjistruar ne kurse dhe 27 profesore nga te cilet 5 titullare. Organizimi dhe administrimi i ri i kurseve eshte efikas si rezultat i perfundimit te informatizimit te administrimit - Baza e te dhenave, statistikat dhe ndjekja e frekuentimit - Rregullore e re e kurseve dhe kontrata te reja pune.

Tetor 1995

Hapja e nje antene te re te Aleances Farnceze te Tiranes ne Elbasan : 50 te regjistruar

Janar 1996

Inagurimi i salles se Informatikes me rastin e vizites se nje delegacioni te Ministrise se Arsimit i drejtuar nga Drejtori i Kabinetit te Ministrit Zoti Francis DELON Ndarja e çmimeve « Palmes Akademike » zonjes Drita HADAJ, Presidente e Aleances Franceze te Tiranes , zoterinjve Vedat KOKONA dhe Dhori SAMSURI si dhe zonjes Christine ZORZUTTI, lektore e Universitetit te Tiranes Ndihme ne pajisje : mobilje dhe informatike

Shkurt 1996

Vizite e Zotit René MONORY Président i Senatit te Republikes se Frances.

Shkurt 1996

Vizite e nje Delegacioni te Shoqates se Parlamentareve Frengjishtfoles

Maj 1996

Perfundimi i rinovimit te 21 sallave ne Shkollene e Mesme te Gjuheve te Huaja te Tiranes

Korrik 1996

Zoti Patrick CHRISMANT, Ambasador i Frances ne Shqiperi dhe President nderi i Aleances Franceze te Tiranes

Tetor 1996

Vizite e Zotit Michel Roger, Keshilltar prane Presidentit te Senatit te Republikes Franceze dhe hapja e ekspozites mbi Parlamentin Francez ne Parlamentin Shqiptar, ne prani te Zotit Pjeter Arbnori, Kryetar i Parlamentit Shqiptar.

Nentor 1996

Ndertimi i nje salle per frengjishten e femijeve ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja te Tiranes

Nentor 1996

Ndarja e Diplomave dhe Certifikatave laureateve te Aleances Franceze te Elbasanit.

Mars 1997

Kurset e Aleances Franceze ashtu si gjithe aktivitetet e tjera u nderprene, si pasoje e ngjarjeve te vitit 1997.

11 Korrik 1997

Aleanca Franceze rifillon aktivitetet e saj duke organizuar nje konference mbi publikimet e fundit ne France mbi Shqiperine dhe shqiptaret

Shtator 1997

Rifillojne kurset ne Aleancen Franceze te Tiranes dhe ne antenat e Shkodres dhe Elbasanit . 540 te regjistruar dhe 24 profesore nga te cilet 4 titullare.

15 Nentor 1997

Aleanca Franceze feston 5 vjetorin e saj ne prezence te dy senatoreve franceze , Z. BOYER dhe Z. RIVIERE

Dhjetor 1997

Konference mbi ish Liceun Kombetar te Korçes ne prani te Presidentit te Republikes se Shqiperise , zotit Rexhep MEIDANI

30 Mars 1998

Asambleja e Pergjithshme e Aleances Franceze te Tiranes . Zgjedhja e nje Komiteti te ri prej 15 vetesh

9 Prill 1998

Mbledhja e Komitetit te ri . Zgjedhja e nje Buroje te re.

Tetor 1998

545 te regjistruar dhe 27 profesore nga te cilet 5 titullare

Nentor 1998

Takim i mesuesve te frengjistes se Tiranes

Maj 1999

Ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe UNHRC, Aleanca Franceze e Tiranes organizon nje ekspozite me vizatime te femijeve te kosovare, refugjate ne Shqiperi

Maj 1999

Inagurimi i ambienteve te Aleances Franceze te Tiranes ne Shkollen e Mesme te Gjuheve te Huaja.

Shtator 1999

Shqiperia behet anetare vezhguese e Samitit te Frankofonise

Tetor 1999

Ne bashkepunim me Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ambasaden e Shqiperise ne France dhe Aleancen Franceze te Parisit, Aleanca Franceze e Tiranes organizon ne ambientet e Ambasades se Shqiperise ne France ekspoziten me vizatime te femijeve kosovare, refugjate ne Shqiperi

Tetor 1999

574 te regjistruar ne kurse dhe 29 profesore nga te cilet 5 titullare

11 Nentor 1999

Inagurimi i sallave te kurseve te Aleances Franceze te Korçes

Nentor 1999

Vizite ne Shqiperi e Zotit Boutros – Boutros GHALI, Sekretar i pergjithshem i frankofonise. Aleanca franceze organizon me kete rast nje pritje.

Tetor 2000

502 te regjistruar ne kurse dhe 21 profesore nga te cilet 5 titullare

Nentor 2000

Hapja e nje antene te Aleances Franceze te Tiranes ne Fier : 34 te regjistruar

Nentor 2000

Vizite ne Shqiperi e Zotit FARANDJIS, Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Larte te frankofonise